Foshnja më e vogël në botë, që peshonte sa një kokërr mollë, ka dalë më në fund nga spitali për të shkuar në shtëpi.
Ryusuke Sekiya lindi më 1 tetor të vitit 2018 në Japoni dhe u mbajt në jetë me anë të tubave dhe aparaturave.
Tashmë më në fund vogëlushi ishte gati të linte spitalin dhe të përballej me botën e jashtme.
Ryusuke ishte 24 javësh dhe erdhi në jetë me anë të një operacioni cezarin pasi nëna e tij Toshiko vuante nga hipertensioni.
Kur lindi, Sekiya peshonte 258 gramë, ndërsa rekordin e fëmijës më të vogël të lindur e mbante një tjetër bebe japoneze që peshonte 268 gram kur u lind vitin e shkuar.
Pas gati 7 muajsh, djali i vogël u rrit 13 herë më shumë se pesha e tij fillestare dhe tashmë peshon 3 kg.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania