“Po rrjepin paratë e qytetarëve dhe personelit, shërbimi i Urgjencës është i degraduar”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20.04.2019, 20:09

Urgjenca e Tiranës ka tërhequr shpesh vëmendjen e medieve, për shkak të problemeve që janë konstatuar nga qytetarët, por edhe denoncimet e ndryshme.

Infermieri i Urgjencës, Frrok Bardhi ka denoncuar gjithmonë në redaksinë e JOQ Albania problemet që ka në këtë repart dhe mënyrën se si drejtuesit e këtij institucioni po mundohen t’ia mbyllin gojën, duke mos e lejuar që tu japë zë problemeve të Urgjencës.

Problemi që ai ngre këtë herë janë autoambulancat, ku njëra prej tyre ka përfunduar në servis në gjendje jo të vlefshme për punë.

Infermieri Bardhi shprehet se 3 autoambulanca punohen njëkohësisht nga 14 shoferë, ku janëë futur në punë pas konkurs e pa asgjë, vetëm falë një patente që i drejtojnë autoambulancat në mënyrë rangallë, ku njërës prej tyre i kanë djegur freksionin.

Infermieri Frrok Bardhi shprehet:
Përshëndetje JOQ Albania! Një skandal foshnjarak dhe që do të përsëritet shumë shpejt në një nga autoambulancat e "Flotës" së Urgjencave në Tiranë. Kjo që shikoni në foto është një ndër 9-të Autoambulancat e tre grupeve të ish-Urgjencës së Tiranës ose 1 nga 3 të tilla në QSUT. Është ndezur për herë të parë në jetën e saj në datën 8 shkurt 2019, por para tre ditësh ka përfunduar në remont, apo servis siç mund të quhet ndryshe. Fresksioni i saj nuk punonte më. Ka mbaruar, është djegur dhe me fshehtësi është largar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e saj kanë nxjerrë një autoambulancë nga ato të vjetrat. Dua të sqaroj se unë Frrok Bardhi kam sakrifikuar shumë për ardhjen e këtyre Autoambulancave në shërbim të pacientëve por edhe personelit pasi denoncoj mediatikisht dhe jo vetëm, por prej tre vitesh. Në këto 3 mjete punojnë njëkohësisht 14 shoferë. Nëqoftë se ndokush ka kundërshtim mund të paraqes lista që e vërtetojnë këtë që po pohoj. Çfarë ka ndodhur me fresksionin e autoambulancës së re, e cila akoma nuk ka arritur në 5000 km rrugëtim. Llogaria tregon se 14 shofertë/3 Autoambulanca = 4,6 shoferë. Kjo lloj mënyre drejtimi ka degraduar shërbimin e urgjencës edhe më parë, 6 vite rresht deri sot. Si duket me të tilla mekanizma krijohen hapësira për të rrjepur paratë e personelit por edhe të qytetarëve në këtë vend. Pra është e thjeshtë për tu kuptuar, në 3 autoambulanca punojnë 14 shoferë ku gjithsecili për hesap të tij. Autoambulanca e shkretë nuk ka mundur dot të rezistojë as 70 ditë sipas mënyrës rrangallë të të drejtuarit nga disa shoferë që nuk dinë as ta ndezin. Në kohën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Urgjencën Mjekësore të Tiranës, janë punësuar gati 70 shoferë dhe infermierë pa asnjë lloj konkursi, një pjesë e të cilëve gjendeshin në një punë që kurrë nuk e kishin parë as në ëndërr. Nuk mjafton vetëm një patentë shoferi e blerë dhe të qenit militant partie që të bëhesh shofer Urgjence. Nuk mjafton një diplomë infermieri e blerë në tezgat e universiteteve fantazëm dhe militant i partisë së shefit të fundit që të punosh infermier Urgjence. Me këtë rast dua tu tregoj shqiptarëve këtë realitet të hidhur, pasi edhe të tillë profesionistë shfaqen para tyre kur ata kanë nevojë për një Urgjencë. Drejtuesve partiakë dhe militantë të Urgjencave, por edhe Ministres së Shëndetësisë që fatkeqësisht nuk është mjeke dhe shumë gjëra nuk i kupton dua t'ju them se të punosh në Urgjencë nuk mjafton të jesh servil, langaraq dhe uturak i tyre. Por duhet të jesh njeri profesionist, i vërtetë, human, i ndershëm, pasi në çdo moment bëhët fjalë për jetë njerëzish të këtij vendi. Mediave, gazetarëve që e duan popullin dhe vendin e tyre, shëndetin e familjarëve të tyre të investigojnë pasi problemi i Urgjencave në Tiranë por edhe në krejt Shqipërinë është i brishtë, problematik dhe i kapur. Kur do të rregullohet fresksioni i kësaj Autoambulance që shohim në foto?? Uroj që të tjera Autoambulanca të mos kenë fatin e saj, pasi unë infermieri Frrok Bardhi do të informoj shqiptarët në çdo rast të tillë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit