Një gruaje nga Venecia i ka ndodhur një ngjarje që s'ka për ta harruar kurrë.
Silvia Moro, vendosi ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, ku pas disa minutash ndjeu një erë të pazakontë që vinte nga kuzhina.
Kjo pasi ajo asnjëherë nuk kishte nuhatur më parë një aromë të 40 mijë eurove që digjeshin.
Bashkëjetuesi i saj kishte fshehur 40 mijë euro në furrë dhe nuk i kishte thënë gjë.
Alberto Vazzoler, njihet si sipërmarrës i njohur në zonën San Dona di Piave në Venecia dhe është i akuzuar për riciklimin e miliona eurove jashtë Italisë.
Policia e zbuloi lajmin e djegies së eurove përmes përgjimeve telefonike, ku zonja po i tregonte motrës së vet atë që i ndodhi.