Skandali/ Firmat e mëdha shqiptare hedhin mallrat e skaduara në Bregun e Lumit, Tiranë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20.04.2019, 18:53

Mesa duket problemet nuk kanë të sosur për banorët e Bregut të Lumit. Ditën e sotme, redaksia JOQ Albania publikoi disa materiale nga banorët e Bregut të Lumit ku ajo që ka ngelur atje janë rrënojat e banesave të shembura.

Një qytetar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania për një tjetër fenomen që po i shqetëson këta banorë. Sipas qytetarit, vendi është mbushur me mallra të skaduara nga firmat më të mëdha shqiptare të cilat as nuk i kanë djegur dhe as nuk u kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Pamja që ka marrë Bregu i Lumit në Tiranë i ngjan një landfilli të tejmbushur me plehra, ku era e fortë i ka shpërndarë ku ka mundur.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Albania! Doja të ndaja me ju një shqetësim në lidhje me mbeturinat. Shikojeni sesi është mbushur vendi me mallra jashtë përdorimit e të skaduara të firmave të ndryshme të mëdha dhe nga era janë shpërndarë gjithandej. Po si ka mundësi që kompani të tilla nuk mund ti djegin apo të gjejnë një zgjidhje tjetër, por vijnë dhe i hedhin këtu në Bregun e Lumit? Ju lutem publikojini të gjitha fotot."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit