Një çift, që mesa duket e kanë marrë shumë seriozisht frazën “derisa vdekja të na ndajë” kanë tmerruar të ftuarit e tyre në dasmë.
Në vend të tortës tipike në dasma, që zakonisht është me disa kate, dyshja kishin vendosur të fusnin në punë imagjinatën e tyre.
Gjatë cermonisë së dasmës ata sollën një tortë sipër të cilës kishin dy “kokat e tyre të prera”.
Të paraqitura në mënyrë shumë reale, veç dy kokave në tortë shkruhej gjithashtu: Derisa vdekja të na ndajë.
Fotoja e frikshme e tortës u nda së fundmi në një grup Facebook-u dhe shumica e komentuesve treguan qartë se ideja e të sapomartuarve nuk ishte aspak e mirë.
Ëmbëlsira ishte realizuar në një pastiçeri në Teksas që njihet për krijimet e jashtëzakonshme që janë pothuajse reale.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania