Përleshje me thika mes shqiptarësh, 32-vjeçari i ngul thikën në gjoks dhe shpatull pronarit të lokalit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.04.2019, 16:34

Dy shqiptar janë përleshur me thika në Torino të Italisë. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku njëri prej shqiptarëve ishte pronari i tij.

Fillimisht shqiptarët debatuan ashpër me fjalë dhe më pas nxorrën thikat. Si pasojë e përleshjes, pronari i lokalit mori plagë në shpatull dhe gjoks.

Atij iu deshën 20 ditë për të marrë veten. Ndërkohë policia identifikoi dhe arrestoi 32-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e tentativës për vrasje.

Foto ilustruese

Më pas policia kreu kontroll në banesën ku ai jetonte me të vëllanë, ku gjeti 2800 euro cash dhe 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë grabitur.

Sipas mediave italiane, sherri midis tyre është regjistruar mbrëmjen e 4 prillit.

32-vjeçari shqiptar shqetësonte klientët e lokalit dhe ky mendohet se ka qenë edhe shkaku i konfliktit.

Ata kishin pasur disa fërkime disa ditë përpara se të konfrontoheshin fizikisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit