“Si diplomatët shqiptarë përpiqen të ndikojnë dhe të frikësojnë raportimet e mediave të huaja”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20.04.2019, 15:47

Ambasadorët shqiptarë në vendet perëndimore janë përpjekur të ndikojnë në mediat e vendeve të BE-së, të cilat raportojnë mbi ngjarjet në Shqipëri. Kjo është cituar nga "Exit.al", ku sipas disa artikujve kritikë mbi qeverinë Rama të botuar në mediat austriake, ambasada shqiptare në Vjenë u ka kërkuar takime botuesve dhe gazetarëve përgjegjës për këto shkrime, në përpjekje për t’i ndikuar ata.

Artikulli i parë i botuar në nëntor 2018 nga gazeta e rëndësishme konservatore "Die Presse" e përmendte Shqipërinë në kuadër të prirjes shqetësuese të afrimit me regjime si Turqia, Rusia dhe Kina.

Artikulli vuri në dukje se Shqipëria fiton “një pjesë të rëndësishme të të ardhurave të saj nga kultivimi i drogave të paligjshme” dhe i referohet Ramës si “një mik krejtësisht i mbaruar” që tani ka prirjen për të ndjekur të njëjtën linjë autoritare si Rexhep Taip Erdogani.

Në artikull shkruhej:

Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina dhe Turqia përdorin klikën kriminale ish-komuniste në kufijtë e BE-së për të përhapur ndikimin e tyre. Në veçanti, rritja e ndikimit turk shpesh është nënvlerësuar. Nuk flitet vetëm për ndërtimin e xhamive dhe promovimin e pakicës kombëtare. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po punon të vërë nën kontrollin e tij mysliman partitë, shoqatat, fondacionet dhe mediat.”

Gjithashtu, artikulli theksoi financimin e diskutueshëm të linjës "Air Albania" dhe të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke shkruar se Turqia është “lojtari kryesor” në të dyja projektet, duke bërë aludime se pjesë e marrëveshjes ishte pastrimi i parave.

Këto ndjenja u pasqyruan edhe në një artikull tjetër të portalit austriak, "Paneuropa" i cili bëri një sërë aludimesh për lidhjet ndërmjet Ramës dhe Partisë Socialiste dhe presionit politik nga Turqia.

Artikulli shpjegon se si në muajin mars, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit mysliman në Shqipëri zgjodhi, më dy të tretën e votave, drejtuesin Bujar Spahiu. Sidoqoftë, qeveria loboi për kandidatin tjetër Ylli Gurra.

Gurra konsiderohej si “kandidati i Presidentit turk Erdogan” dhe vëllai i Erdoganit ishte i pranishëm në Shqipëri gjatë kohës së zgjedhjeve. Sipas artikullit, përfaqësuesit e qeverisë turke në Shqipëri i bënë presion qeverisë për ta mbështetur atë.

Artikulli pohon se “kryeministri shqiptar Edi Rama, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla punuan fort për Gurrën” dhe i dhanë atij mbështetje të plotë.

Ndërsa ambasada shqiptare në Vjenë i mohoi ndërhyrjet e zyrtarëve turq në procesin zgjedhor gjatë takimit me ta, përfaqësuesit e portalit austriak nuk u bindën për shkak të besimit që ata kishin tek burimet e tyre të shumta.

Artikulli, gjithashtu, përshkruan kultivimin e drogës në vend, i cili lidhet me “qarqet më të larta të qeverisë”, duke shtuar se qeveria akuzohet për përdorimin e parave të drogës për të blerë vota gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Një tjetër artikull që me sa duket e zemëroi qeverinë shqiptare ishte ai që u botua në gazetën "Der Standard", i cili i referohej Ramës si një “sundimtar autoritar”, duke vënë në dukje se ky realitet nuk po raportohej në mediat perëndimore. Autori gjithashtu akuzoi Ramën për shfrytëzimin e problemit serb/kosovar/shqiptar për përfitim personal politik.

Fakti që ambasadori shqiptar në Vjenë ka kërkuar të takojë redaktorët e gazetave nën urdhërat direkt të Kryeministrit është një çështje e rëndësishme. Rama është i njohur për kontrollin e tij mbi narrativën dhe mediat në Shqipëri, ndaj përpjekja për të ndërhyrë në mediat e huaja, përmes ambasadave, është një shembull shqetësues i përpjekjeve për të heshtur edhe kritikët e qeverisë jashtë vendit.

Por kjo nuk është hera e parë që administrata e Ramës është sjellë në këtë mënyrë me mediat e huaja.

Një burim tjetër nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sqaroi se një media në një shtet tjetër të BE-së kishte marrë një letër të ashpër, pas botimit të një artikulli mbi trazirat e tanishme politike në vend.

Korrespondenti i huaj kishte shkruar një artikull neutral për të raportuar protestat, duke përfshirë citime nga qytetarët shqiptarë, të cilët kishin treguar arsyet pse po manifestonin kundra qeverisë.

Lëvizjet e fundit të ndërmarra nga Rama ngjajnë me veprimet e regjimit komunist në Kinë. Sipas hetimit të fundit të Reporterëve pa Kufij zbulohet se qeveria kineze ishte përpjekur të heshtë dhe të ndikonte mediat jashtë kufijve të saj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit