"Pallati i Beqarëve" në Shkodër është përfshirë mesditën e sotme nga flakët.
Zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit, ndërsa shkak besohet të ketë qenë një bombol gazi.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar flakët dhe duke nxjerrë familjarët.
Për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.