Ndryshime të reja në kodin rrugor, çfarë do të ndodhë nëse nuk paguani siguracionin në kohë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.04.2019, 14:39

Të mos kryesh sigurimin e detyrueshëm të mjetit në kohë do të gjobitesh 25 deri në 50 mijë lek të reja.

Ky është projekt-ligji që pritet të kalojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë për t’u votëbesuar.

Në ndryshimet e reja të kodit rrugor, parashikohet edhe bllokimi i mjetit, deri në shlyerjen e detyrimeve.

Foto ilustruese

Në pikën 6 të nenit 92 thuhet:

Mospasja e mjetit me sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit brenda 15 ditëve nga lindja e detyrimit për sigurim, sjell bllokimin e menjëhershëm të mjetit motorik nga organet e ligjzbatuese. Pronari i mjetit i cili kërkon të zhbllokojë mjetin, duhet të paguajë gjobën përkatëse dhe të lidhë siguracionin e detyrueshëm, dhe vetëm pas paraqitjes së mandat-pagesës së gjobës dhe policës së sigurimit mund të bëhet zhbllokimi i mjetit.

Gjobat nuk do të vendosen më nga punonjësit e policisë rrugore, por në mënyrë automatike dhe pronarit të automjetit gjoba do ti shkojë me postë në adresën e tij të banimit.

Të gjithë qytetarët që kanë një ose më shumë makina në ngarkim pavarësisht se lëvizin apo jo me makinën e tyre, dhe u ka kaluar afati 15 ditë pas skadimit të siguracionit të detyrueshëm (TPL) që nuk janë pajisur me siguracion të ri, do të gjobiten në mënyrë automatike dhe gjoba do t’u shkojë me postë tek shtëpia.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit