Shoqëria Civile në vendin tonë ka paralajmëruar për një protestë para ambasadës së Holandës në Tiranë duke kritikuar nismën e ndërmarrë nga parlamenti holandez.
Ditë më parë qeveria holandeze propozoi heqjen e kalimit të lirë dhe vendosjen e vizave për Shqipërinë. Gjë që u prit keq nga shoqëria civile që ndërmori këtë tubim.
Policia e Shtetit nga ana tjetër ka marrë masat për mbarrëvajtjen e protestës. Disa efektivë janë vendosur para ambasadës me qëllim garantimin e qetë të tubimit.
Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët. Në protestën e paralajmëruar nga shoqëria civile pritet të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike ku do të kundërshtohet vendimi për vendosjen e vizave.
Në reagimin e shqërisë civile thuhet: