Prapaskenat pas humbjes me Ajaxin, Agnelli telefonon trajnerin e madh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.04.2019, 11:32

Situata te Juventus nuk është më e qetë pas eleminimit nga Ajax në çerek finalet e Champions League. Me afrimin e Cristiano Ronaldos, tifozët bardhë e zinj prisnin të bënin kapërcimin e madh, atë të Champions League, trofe të cilin kanë 23 vite që e presin. Juventus nga ky sezon do të dalë vetëm me një superkupë dhe kampionatin e tetë radhazi, që është rekord absolut në Serie A.

Me humbjen ndaj Ajax, pozitat e Allegrit në krye të stolit bardh e zi janë lëkundur së tepërmi. Presidenti i Juventus Andrea Agnelli deklaroi për mediat se Allegri nuk lëviz, por gjërat mesa janë krejtësisht ndryshe. Mediat italiane dhe gazetarët pranë klubit bardh e zi, ka hedhur dyshime të forta se Allegri do ta mbyllë këtë vit me Juventusin.

Problemi i vetëm janë klubet që e kërkonin më parë si Real Madrid dhe Mancester United, të cilët i kanë zgjidhur problemet me stolin. Alternativat gjithësesi mbeten Chelsea i cili pritet të shkarkojë Sarrin, ndërsa opsion tjetër është edhe stoli i PSG me Tuchel, që është drejt largimit.

Gazetari Enzo Buchioni që është më pranë klubit bardh e zi, ka zbuluar se Agnelli ka nisur kontaktet për të sjellë në Torino Pep Guardiolën, por nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit të Contes, për të vazhduar atë që ai nisi.

Gjithashtu disa lojtarë janë drejt largimit, ku në pole është Dybala, i cili ka humbur shkëlqimin dhe nuk po përshtatet me Cristiano Ronaldon. Të lëkunduar janë edhe pozitat e Douglas Costa apo Miralem Pjanic, të cilët mund të sakrifikohen për të sjellë yje në skuadër. Deri më tani këto janë thjesht zëra merkatoje dhe nuk ka asgjë të zyrtarizuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit