Djaloshi që dikur i kërkonte foto Suarezit, mund të jetë rivali i tij në finalen e Championsit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19.04.2019, 17:14

Ajaxi i Amsterdamit është padyshim surpriza e madhe e këtij sezoni në Champions League.

E mbushur plot me të rinj të talentuar, skuadra holandeze, pasi eliminoi Realin dhe Juventusin, do sfidojë tashmë në gjysmëfinale Tottenhamin.

Me një moshë mesatare shumë të re, dhe me kapitenin 19 vjeçar, Matthijs De Ligt, e gjithë bota po mahnitet futbollin që ka prodhuar deri tani Ajaxi.

Në rast se Barcelona dhe Ajax kualifikohen në finale, pikërisht, kapiteni De Ligt mund të përballet me Luis Suarez.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka kujtuar kohën e kaluar duke publikuar një foto ku shihet De Ligt si fëmijë duke u fotografuar me ‘idhullin’ e tij asokohe, Luis Suarez.

Kjo fotografi sipas ‘Sport’ është shkrepur para 10 viteve, kur Suarez ishte ylli kryesor i Ajaxit.

Por, tashmë, pas 10 viteve, dyshja mund të takohet në finalen e kompeticionit më prestigjioz në Europë, kësaj here si rivalë...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit