Shteti gjerman prej disa vitesh është kthyer në strehën e të rinjve shqiptarë, që kanë humbur shpresat për të ndjekur ëndrrat e tyre në Shqipëri.
Iris dhe Amela janë emrat e dy vajzave shqiptare, për të cilat kanë shkruar mediat gjermane. Kjo sepse prej katër muajsh ato punojnë në një azil në Gjermani.
Dy vajzat shqiptare janë trajnuar 4 muaj Kryqin e Kuq të Bavarisë. Në fillim ato shkuan në Gjermani me mendimin se si do t’ia dilnin të kujdeseshin për të moshuarit, por tashmë ato kanë ndryshuar mendim dhe e duan punën që bëjnë.
Ato tregojnë se brenda pak muajsh në Gjermani gjetën punë dhe se e vlerësojnë mjaft këtë fakt, pasi kalvari për punë në vendin tonë është një makth.
Njëra prej tyre ka thënë: