Lacio fitoi mbrëmjen e djeshme 2-0 ndaj Udinezes sfidën e prapambetur në Seria A.
Një meritë për këtë 3-pikësh me vlera për Champions League, pati edhe gardiani shqiptar, Thomas Strakosha.
Ai priti një penallti ndaj sulmuesit të Udinezes, De Pol duke mos lejuar të ngushtohej diferenca.
Ndërkohë që pas ndeshjes, për mediat ai u shpreh se i studion gjithmonë sulmuesit që ka përballë për mënyrën e penalltive.
Thomas u shpreh:
Udineze ka një skuadër të mirë, por treguam se e merituam fitoren. Falë Zotit, penalltia nuk u shënua dhe sot mund të flemë të qetë. Në pjesën e dytë ishim paksa të relaksuar, por në fund gjithçka shkoi mirë.
Tani duhet fakte, objektivat janë të qartë prej fillimit të sezonit dhe ëndërrojmë të shkojmë në Champions League, por tani le të mendojmë vetëm të fitojmë, le të flasë fusha. Para çdo ndeshje, unë i studioj gjithmonë sulmuesit. Për fat, sot e kapa".