Ajaxi ka bërë mbrëmjen e djeshme një super ndeshje përballë Juventusit duke fituar 1-2 në Torino dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League.
Edhe pse diferencat në letër mes lojtarëve të Juventusit dhe atyre të Ajaxit dhe janë shumë të mëdha, sërish ekipi holandez ka bërë paraqitje fantastike.
I mbushur me talentë të dalë nga akademia, Ajaxi i tregoi botës se mund të krijosh një ekip të madh edhe me shumë pak shpenzime.
Ja sa ka kushtuar gjithsej formacioni që mundi Juventusin mbrëmë:
Portieri Onana – 150 mijë euro.
Veltman: Akademia
de Ligt: Akademia
Blind: Akademia (u shit për 17.5milionë euro, u rible për 16 milionë)
Mazraoui: Akademia
Frenkie de Jong: 1 euro
Schone: 0 euro
Van de Beek: Akademia
Ziyech: 11 milionë euro
Tadic: 12 milionë euro
Neres: 12 milionë euro
AJAX NË TOTAL: rreth 50 milionë euro!