JOQ Albania
Home

Bëhuni gati të “kërdiseni” nga lekët, ja çfarë pritet të ndodhë me Galaxy Note 10
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/04/2019 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ata që merren me parashikimet e “prurjeve” të Samsung thonë që kompania koreno-jugore mund të sjellë më shumë se një model të ri.

Sipas raportit të fundit të SamMobile, seria e re Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy versione kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Veç këtyre dy modeleve, pritet që Samsung të sjellë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976.

Gjithsesi mbetet ende e paqartë se sa të ndryshëm do të jenë dy modelet 5G nga dy të tjerët.

Sipas kompanisë, dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura. Çmimi gjithashtu pritet të jetë akoma më i kripur se tek modelet Galaxy S10.