Juventusi do të përballet mbrëmjen e sotme me Ajaxin në "Allianz Stadium", në sfidën e dytë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
Sipas raportimeve të fundit të Sky Sport, trajneri i bardh e zinjve, Massimiliano Allegri ka vendosur që të aktivizojë nga minuta e parë, Mattia De Sciglion.
Italiani mesa duket ka arritur të fitojë balotazhin me portugezin. Mendohet se Allegri ka bërë këtë ndryshim, pasi braziliani i Ajax, Neres është shumë i rrezikshëm, ndërsa portugezi është lojtar që del shumë përpara.
Të konfirmuara janë mungesat e Mandzukic dhe Chielinit, ndërsa ka dyshime të forta edhe për aktivizimin e Emre Can.
Ndërkohë Juventus ka marrë një goditje në orët e fundit përpara ndeshjes. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Douglas Costa nuk do të jetë i pranishëm as në stolin e rezervave.
Përsa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, nuk pritet që të ketë ndryshime.