Ekskluzive/ “Mira e goditi jashtë rrugës”, flasin familjarët e 17-vjeçarit të aksidentuar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16.04.2019, 16:52

Para pak ditësh në autostradën Tiranë-Durrës u përplas me makinë 17-vjeçari Nertil Pëllumbi nga gazetarja Mira Kazhani.

Nertil Pëllumbi.

Nertili në muajin maj mbush 17 vjeç edhe pse sipas familjarëve policia e kishte shënuar si 76-vjeç në raportin e aksidentit.

Nertil Pëllumbi në spital.

Ai është rritur pa e njohur nënën e tij, por të afërmit shprehen se nuk është pa familje dhe është e turpshme dhe skandaloze se si është fshehur ngjarja e rëndë.

Gjithçka u mbajt e fshehtë, por si qëndron e vërteta? Një nga familjarët e Nertilit ka rrëfyer ekskluzivisht për JOQ Albania të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë tashmë, ku i riu po lufton me jetën.

Rrëfimi i familjarit të Nertilit për JOQ Albania:

Kjo është gjendja e djalit tonë për ata që s’e besojnë dhe thanë se ishte jashtë rrezikut për jetën. Nertili po mbahet me tuba në spital dhe nuk e dimë a ka shpresë për të! Atë ditë që e ka aksidentuar Mira, pak para Nertilin e ka përcjellë halla e tij në rrugë dhe e ka lënë në cep ku do priste një furgon ose autobus për Durrës. Nertili nuk ka qenë në rrugë, ajo e ka shtyp jashtë rrugës, nuk e di se si por ne besojmë që ka qenë e dehur sepse ska mundësi ndryshe. Pasi e ka përplasur e ka çuar në spital me makinë private dhe ne si familjarë të tij nuk e kemi dit për 3 ditë se ku e kemi djalin. I ati s’ka lënë vend pa e kërkuar aq sa thoshte do e gjej të vdekur në ndonjë kanal! S’kemi lënë Komisariat pa shkuar dhe nuk merrnim informacion, kur pas 3 ditësh e marrim vesh që në Polici e kishin shënuar emrin e tij të plotë por moshën 76 vjeç! Skandal! Shkuam në spital dhe u tronditëm kur gjetëm Nertilin në këtë gjendje. Ajo plehra që e shtypi nuk ka ardhur njëherë të vizitojë familjarët se mendon që ai fëmi është pa familje, por rri e flet lart e poshtë. Un e kuptoj që aksidente ndodhin kudo, por nuk ja falim që e ka fshehur dhe manipuluar ngjarjen! Nuk e kuptojmë së si nuk është në burg ajo femër?! Kur ne na gjobisin për një rrip sigurimi! Si nuk merr mundimin Policia ta zbardhë ngjarjen? Nuk paska rëndësi jeta e një fëmijë që nuk është djal i ndonjë politikani apo VIP-i, por i një qytetari të thjeshtë?! Nertili vërtet është jetim nga nëna dhe s’e ka njohur kurrë, por nuk është pa familje.”

Nuk dihet edhe sa ditë do të mbahet 17-vjeçari në spital në këtë gjendje, por sipas familjarit të tij ndoshta vetëm jashtë Shqipërisë ka shpresa.

Ky që po shihni në video është Nertili i cili po mbahet me tuba në Spitalin e Traumës në Tiranë

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit