JOQ Albania
Home

Terroristi i Zelandës së re plagosi keq vajzën 5-vjeçare, babai: Të dënohet me vdekje!
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/04/2019 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Terroristi i Zelandës së Re, Brandon Tarrant i mori jetën 50 personave në Christchurch.

Mes personave që la të plagosur ishte edhe 5-vjeçarja Alen e cila aktualisht po lufton për jetën në spital pas dëmtimeve serioze që mori në tru.

Babai i vogëlushes Wasseim Alsati, i cili e ka marrë veten pasi u plagos prej terroristit, ka treguar se vajza e tij vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Alen ka marrë dëmtime serioze në tru dhe për këtë arsye nuk mund të shohë, të flasë dhe nuk i njeh njerëzit që e rrethojë.

Alsati postoi së fundmi foto të sajat në spital duke kërkuar që vrasësi të dënohet me vdekje.

Wasseim u shpreh për Mail Online:

Ne po trajtohemi, njerëzit janë ende në spital. Por kemi vendosur që t’i kërkojmë qeverisë që ai të dënohet me vdekje. Arsyeja përse zgjodhi Zelandën e Re është se nuk kemi dënim me vdekje. Por me një çështje të tillë, ne kemi nevojë që të ndryshojmë ligjin…Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse të varet.”