JOQ Albania
Home

Vrau të dashurën sepse nuk bëri s*ks me të dhe shokun e tij/ Flet Aleksandër Luca: Nuk më intereson… unë kam avokat
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 10:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I riu shqiptar Aleksandër Luca ka folur për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi në Rodos.

Kujtojmë këtu se 19-vjeçari shqiptar  akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij grek 21-vjeçar.

Eleni ishte e dashura e Aleksandërit, por ky, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij.

Pasi ajo nuk pranoi miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det.

Mësohet se 19-vjeçari shqiptar është pyetur se çfarë mendon në lidhje me deklaratat e shokut të tij grek. E ditur bëhet se shqiptari i është përgjigjur kësaj pyetjeje duke thënë se nuk i intereson se çfarë ka thënë greku dhe se ai e  ka një avokat.

I riu shqiptar ka thënë:

Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat.”

Ndërsa babai i Eleni Tofaloudi ka thënë se si Aleksandër Luca dhe shtetasi grek kanë vepruar bashkë.

Më tej ai ka thënë:

E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det.”