JOQ Albania
Home

Këto janë dy binjaket që kanë tre muaj diferencë mes tyre
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/04/2019 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ato janë binjake, por Liana, si rrallë ndonjë herë, është tre muaj më e madhe se motra e saj Leonie. Veç kësaj, dy motrat kanë ardhur në jetë në vite të ndryshme.

Nëna e vajzave u shtrua në spital në nëntor për lindje të parakohshme.

Lindja e Liana-s ishte e paevitueshme. Kur ajo u lind pas vetëm 26 javëve të shtatzënisë peshonte vetëm 900 gramë.

Megjithatë, pas lindjes së fëmijës së parë, qafa e mitrës u mbyll me shpejtësi dhe kontraktimet nënës së tyre u ndërprenë.

Mjekët dolën në përfundimin se shtatzënia me fëmijën tjetër mund të vazhdonte pa probleme. Leonie lindi në shkurt me peshë normale.

Sipas spitalit ku erdhën në jetë vajzat, Köln-Holweide, "lindja e dyfishtë binjake" është shumë e rrallë në të gjithë botën.

Lindja dy herë ishte e mundur vetëm sepse binjaket nuk ishin identike, secila prej tyre ndodhej në placentë të ndarë brenda mitrës. Kështu, pasi Liana erdhi në jetë, motra e saj e vogël ishte ende e sigurt në placentën e saj.

Sipas mjekëve, të dyja vajzat janë të shëndetshme dhe po zhvillohen mirë. JOQ Albania