JOQ Albania
Home

Gazetari dhe pedagogu flasin copë ‘’për pisllëqet’’ e Veliajt/ Tregojnë pse e cilësojnë si më të keq se Rama
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Bledian Koka gjatë një interviste në emisionin ‘’A show’’ është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është më keq se kryeministri Edi Rama.

Koka tha se Veliaj është cinik dhe se është më keq sepse ai të vret.

Ai tha:

U thyen këmbët, ka gra me hematoma për shkak të dhunës. Ky njeriu me një cinizëm ekstrem është më i keq se Edi Rama ky të vret. Qytetarët tek Bregu i Lumit kishin mbi 20 vite aty, kanë paguar taksa, mund të kenë gabuar që kanë ndërtuar aty, por si mund të lihen tani në mes të rrugës."

Kurse pedagogu Erion Kristo tha se disa fëmijë do të rriten me idenë se Veliaj i zgjoi me gaz dhe pastaj dëgjohet teksa thotë, ligji është ligji.

Ndërsa për bojën e hedhur mbi kryeministri ai tha se e vlerëson si vepër arti.

Ai u shpreh kështu:

Ata fëmijët do rriten me atë idenë që Lali Eri i zgjoi me gaz dhe pastaj dëgjohet teksa thotë, ligji, ligji është ligji."