JOQ Albania
Home

Miliarderi francez dhuron 100 milion euro për të ndihmuar në rindërtimin e Notre Dame
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/04/2019 9:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një miliarder francez ka dhuruar 100 milion euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

Biznesmeni Francois-Henri Pinault, shefi ekzekutiv i Kering, i cili ka në pronësi disa marka përfshirë edhe Gucci, e bëri njoftimin vetëm disa orë pasi katedralja ishte përfshirë nga flakët.

Ditën e djeshme katedralja 850-vjeçare e Parisit u përfshi nga flakët dhe si rezultat u shkatërruan çatia dhe spiralja e saj.

Pinault, i cili është i martuar me aktoren Salma Hayek, shkroi në llogarinë e tij në Twitter:

Babai im (François Pinault) dhe unë kemi vendosur të nxjerrim nga fondet Artemis një shumë prej 100 milionë eurosh për të marrë pjesë në përpjekjet që do të jenë të nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame."
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania