JOQ Albania
Home

Sot jepet masa/ Familjarët e 37 personave të arrestuar pas protestës së 13 prillit rrethojnë Gjykatën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme do të jepet masa nga Gjykata e Tiranës për të ndaluarit e protestës së 13 prillit.

Mësohet se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në ambientet e kësaj gjykate. Të pranishëm janë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Sipas këtyre përfaqësuesve të PD-së personat për të cilët do të jepet masa janë arrestuar vetëm sepse kanë protestuar kundër qeverisë Rama.

E ditur bëhet se në Gjykatën e Tiranës ka forca të shumta policie. Po ashtu e ditur bëhet se familjarët e të 37 personave të arrestuar në protestën e opozitës  janë mbledhur para Gjykatës.

Kujtojmë këtu se Policia e Shtetit nisi shoqërimet menjëherë pas përfundimit të protestës së 13 prillit, ku ndaloi 61 protestues, 37 prej të cilëve iu vunë prangat.