JOQ Albania
Home

Edhe pse Stresi nuk dëshiron ta takojë, Kejsi flet për marrëdhënien që ka mamaja e saj me mamanë e reperit: Lum ne për to!
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 8:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa muajsh reperi Stresi ndodhet në burg. Gjatë këtyre muajve ka qenë partnerja e tij Kejsi, ajo që ka mbajtur të informuar fansat e tij.

Por, së fundmi me anë të një postimi në  “Instastory” i është përgjigjur pyetjes se si shkon familja e saj me atë Stresit.

Pyetja e fanses ka qenë kjo:

A shkon mirë mami jot me vjehrrën tënde?”

Më pas Kejsi është përgjigjur:

Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg, flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to!”.

Kejsi ndodhet në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Edhe pse ajo ka pasur dëshirë për të udhëtuar drejt Shqipërisë për ta takuar reperin, ai nuk ka dashur, duke e lënë takimin e shumëpritur për ditën që ai do të dalë nga burgu.