JOQ Albania
Home

U deshën dy shekuj për ta ndërtuar, e trishtë se çfarë ka mbetur sot nga ”Notre-Dame”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 7:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri më tani hetuesit kanë arritur në përfundimin se zjarri në Katedralen e Notre-Damit në Paris ka filluar aksidentalisht dhe se ai nuk është vënë qëllimisht.

Po ashtu e ditur bëhet se kjo ende nuk është përgjigja përfundimtare. Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djeshme nga të gjitha mediat ndërkombëtare u raportua se zjarri filloi aksidentalisht, nga ndërtuesit të cilët po e ri-konstruktonin tempullin.

Fillimisht zjarri  nisi në çati e pastaj u përhap në përmasa masive. Tempulli religjioz ka 8 shekuj që është ndërtuar.

Por çka mbetur sot nga katedralja që u deshën plot dy shekuj për ta ndërtuar?

E ditur bëhet se dy kullat kryesore dhe struktura është shpëtuar. Ndërkohë që edhe kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë reaguar për këtë gjë.