JOQ Albania
Home

Macron shpall Emergjencën Kombëtare, prokuroria nis hetimet për zjarrin te katedralja
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/04/2019 1:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi zjarrin shkatërrues në katedralen e Notre Dame.

Prokurorët do të hetojnë pistën “shkatërrim të pavullnetshëm nga zjarri”.

Ndërkohë presidenti Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit shkatërrues që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame. Ai njoftoi se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.