JOQ Albania
Home

Zjarri te “Notre Dame De Paris”, dëshmimtarët: Asgjë nuk do mbetet!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/04/2019 21:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maja e katedrales më të famshme në Bote, u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjmë xhiron e Botës.

Zjarrfikësit treguan se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë:

Asgjë nuk do të mbetet”.

Zjarri shkruajnë mediat vendase përkon edhe me ditën e parë të javës së shenjtë që sjell Pashkët.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Zjarri në një nga simbolet e Parisit, ka sjellë edhe reagimin e liderëve botërorë, mes tyre edhe presidentit të SHBA Trump si dhe presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Në një status në facebook Meta shkruan:

I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës🇫🇷, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!

Tymi shikohet nga të gjitha anët e Parisit.

Shkatërrohet maja e katedrales Notre Dame në Paris, zjarri i fuqishëm përfshin një nga simbolet kryesore të Francës.

Publiée par JOQ Albania sur Lundi 15 avril 2019