JOQ Albania
Home

U aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, flasin familjarët: Nuk na ka kontaktuar fare
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/04/2019 21:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nertil Pëllumbi është 17-vjeçari i aksidentuar në rrugë nga makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Mira Kazhani. Që nga dita e aksidentit 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Familjarët e 17- vjeçarit kanë treguar se nuk janë kontaktuar në asnjë moment nga gazetarja  Mira Kazhani, duke përgënjeshtruar kështu deklaratat e gazetares.

Nertil Pëllumbi ka dëmtime të mëdha në mushkëri dhe sipas familjarëve të tij ai është identifikuar prej tyre tre ditë pas aksidentit.

Sipas tyre, Nertili ka 9 ditë që ndodhet në reanimacion dhe po lufton për jetën.

Ndërkohë, Mira Kazhani ka reaguar për herë të parë pas aksidentit vetëm ditën e sotme ku duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha, shprehet ndër të tjera:

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.