JOQ Albania
Home

Gjergj Meta: Shqipëria është në det të hapur, po luhatet nga dallgët e mëdha
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/04/2019 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arqipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit, Gjergj Meta, ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në vend dhe thotë se ato tregojnë një shoqëri ende të papjekur, madje shumë problematike.

Në reagimin e tij Gjergj Meta shprehet se Shqipëria ndodhet ende në det të hapur dhe po luhatet nga dallgët e mëdha.

Dom Gjergj Meta shkruan:

Jemi ende në det të hapur. Anija po luhatet e dallgët janë të mëdhaja. Kjo anije fut ujë nga shumë anë. Ndoshta në kabinën e pilotit jo, por sigurisht në pjesë të tjera të saj. E vërteta tragjike e kësaj metafore është se askush nuk po kujdeset të gjejë ku fut ujë anija, por të gjithë shohin te kabina ku është timoni. Disa po mundohen t’i shërbejnë pilotit e disa t’ia marrin nga dora timonin për t’ia dhënë një piloti tjetër. Të gjithë u shërbejnë pilotëve, herë me serivilizëm e herë me devocion, por jo anijes që ka brenda shumë udhëtarë. Ajo është në rrezik e jo piloti. Mendoj se metafora nuk është shumë e vështirë. Ajo gjithsesi mbetet një metaforë e asgjë më shumë. Një metaforë ka nevojë të zbërthehet në elementë jetësorë për të parë se cilat mund të jenë ato zgjidhje që na ndihmojmë të dalim nga situata”

Më tej, Meta thotë se përgjegjësinë e kemi ne si shoqëri, që ta shpëtojmë anijen nga mbytja duke e çuar në portin evropian.

Ai shton:

A duam ta nxjerrim anijen nga deti i hapur? A duam ta çojmë Shqipërinë në portin europian? Kemi 28 vjet që lundrojmë kuturu. Kemi mësuar si Uliksi (Odiseja) në rrugën për në itakë. Nuk po gjejmë ku gjendet fari edhe pse nga larg ia shohim shkëlqimin. E kjo jo për faj të sirenave, por për shkak të rremuesve që joshen prej këngës së tyre mashtruese. Kemi përgjegjësi të gjithë për shoqërinë tonë, për vendin tonë. E vetëm bashkë mund ta shpëtojmë anijen nga mbytja. E mundemi ta shpëtojmë”