JOQ Albania
Home

Protestuesi i prangosur në shtratin e spitalit/ Ish-deputeti: Shkelje e të drejtave të njeriut, nuk ndodhte as në diktaturë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e shtunë, u zhvillua protesta e radhës e opozitës.

Në përfundim të saj policia arrestoi mbi 20 persona.

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka sjellë rastin e një protestuesi të shtrirë në krevatin e spitalit, të cilit i janë vënë prangat.

Protestuesi në fjalë ka krahun e dëmtuar. Për ish-deputetin, kjo është një shkelje e rëndë e tëq drejtave të njeriut.

Sipas tij, asnjë pacient nuk mund të mbahet i prangosur në shtrat dhe asnjë polic nuk mund të qëndrojë brenda dhomës.

Shehu shton më tej, se edhe gjatë diktaturës nuk ndodhte ky skandal në spitalet tona.

Reagimi i plotë

Shkelje e rende e te drejtave themeltare te njeriut e te pacientet, dhunim i institucionit shendetesor.
Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i demtuar, ne nje pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojne, jane shokuese.
Fatkeqesisht kjo pamje e shemtuar vjen nga ambjentet e brendeshme te Qendres se Traumes, mbas protestes se te shtunes.
Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqeruar, e cvendosin ne dhomat brenda Reanimacionit te spitalit.
Skandal i vertete ky, qe dhe gjate dikatatures nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes.
Asnje pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnje polic nuk mund te qendroje brenda dhomes se tij te spitalit, ky eshte nje parim universal, qe mund te tejkalohet perkohesisht vetem nqs personeli mjekesor e kerkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.
Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk eshte skllav qe ruajtesi mund te beje cfare te doje me ate!
Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, vecanerisht ata te sherbimit, te cilet nuk duhet te kishin lejuar kete perdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle. Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket.
Keto foto do bejne xhiron e Botes, pikerisht se bijen ndesh me parimet e Shoqerise Demokratike.