JOQ Albania
Home

Është mbështetës i ISIS, ish-komando nga Kruja stërvit fëmijët për qëllime terroriste
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zyra e Antiterrorit në polici, ka arrestuar një ish-komando të ushtrisë që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, pasi dyshohet se ka prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje, për kryerjen e veprave terroriste.

Bëhet fjalë për Erzen Ukën, 29-vjeçarin me origjinë nga Kruja.

Uka konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Gjithashtu mbi të rëndon akuza e përgatitjes së personave, per kryerjen e veprave terroriste.

Në kanalin e tij në youtube ai ka publikuar një video, duke stërvitur fëmijët e tij të mitur. Pjesë e stërvitjes është neturalizimi i kundërshtarit dhe marrja e armës nga dora.

Nga kontrolli në rrjetet sociale, rezulton se 29-vjeçari është një mbështetës i ISIS. Ai është i divorcuar dhe ka qenë i skeduar për dhunë në familje.

Edhe pse bashkëshortja e fitoi me gjyq kujdestarinë e fëmijëve, vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

Pritet që Uka të njihet të martën me masën e sigurisë te Krimet e Rënda.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”). Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.