Mesfushori francez, Frenk Ribery do t’i japë fund aventurës së tij te Bayerni i Mynihit, pas plot 12 vitesh me këtë ekip.
36-vjeçari, ka fituar çdo trofe të mundshëm me fanellën e Bayernit dhe tashmë fundi i tij në këtë skuadër, vjen në fund të sezonit.
Në Gjermani kanë bërë të ditur se francezi do të shkojë në Katar.
Pjesën e mbetur të karrierës, ai do e vazhdojë te skuadra e Al Sad Sport Club, ekip në të cilën luan momentalisht Ksavi, ish-mesfushori legjendar i Barcelonës.
Flitet se Ribery do të përfitojë një kontratë të majme, pa marrë shumë parasysh moshën që ka.