Denoncimi/ Koncesionari kinez i vë “lakun në fyt” qeverisë shqiptare? Si po “gllabërohen” pasuritë kombëtare të vendit tonë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.04.2019, 15:53

Pas grabitjes në Rinas një tjetër koncesionar kinez po i hap punë qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për "Geo Jade", e cila ka blerë aksionet e Bankers Petrolium Albania Ltd, për shumën e 575 milion dollarëve.

Një mesazh i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, thotë se kinezët kanë vendosur diktaturën në këtë kompani. Sipas denoncuesit, 32 nënkontraktorët shqiptarë nuk janë likujduar ende. Puna e tyre fillon që nga nxjerrja e deri te përpunimi i naftës bruto. Borxhi që Bankers i ka nënkontraktorëve është mbi 60 milion dollarë dhe sipas denoncuesit pritet që të rritet.

Denoncuesi thotë se nënkontraktorët kanë frikë të hedhin në gjyq Bankers, për shkak se i tremben faktit se në të ardhmen nuk mund të lidhin kontrata të reja, nisur edhe nga fakti që Shqipëria doli e humbur në përballjen në arbitrazhin ndërkombëtar.

Gjithashtu denoncuesi ka shtuar, se kinezët kanë vënë veton në kompani, duke mos i lënë asnjë të drejtë përfaqësimi shqiptarëve. Sipas denoncuesit, për këtë aryse u shkarkua edhe nënpresidenti i kompanisë, Leonidha Çobo. Denoncuesi shton se kinezët po gllabërojnë naftën e Patos-Marinzës dhe po shkelin kontratat e kryera me shtetin shqiptar në lidhje me investimet.

Mesazhi i dërguar për JOQ Albania

Pershendetje . Ju lutem lexojeni deri ne fund Koncensioneret kineze duket se po vendosin ne veshtiresi qeverine shqiptare si dhe pasurite kombetare te vendit tone.Pas deshtimit me koncensionin kinez ne aeroportin Rinas ku u grabiten rreth 10 milion euro nje tjeter koncensionar i rendesishem strategjik dhe me nje potencial fitimprures ne tregun e naftes rrezikon te shkaterrohet. Koncensionari kinez Geo -Jade e cila ka blere aksionet e kompanise Bankers Petrolium Albania Ltd (per nje vlere prej 575 miln dollare kandez prej marsit te vitit 2016 ) vijon te mos likujdoje 32 nenkontraktoret shqiptare qe kryejne nga nxjerrja e deri ne transportin dhe perpunimin e naftes bruto. Vlera e borxhit qe i detyrohet Bankers nenkontraktoreve shkon ne mbi 60 miln dollar dhe po rritet . Ne munges te likujditeteve nenkontraktoret shqiptar po marrin kredi bankave per te kryer pagesat e punonjesve ndersa vet Bankers prej muajit tetor qe nuk likujdoj nenkontraktoret shqiptar , po punon me parate e tyre. Lind me te drejte pyetja se , perse nenkontraktoret nuk ngrene padi ndaj Bankers per te fituar te drejten e tyre!? Pergjigja eshte e thjeshte pasi pervecse u duhet te ndjekin nje kalvar te gjate te perballjes ne gjyqe por edhe pasi as qeveria shqiptare nuk mundi te fitoj me Bankers ne arbitrazhin nderkombetar dhe per me teper nenkontraktoret shqiptar qe kane kryer kontrata me Bankers i tremben te nesermes pasi nuk mund te rilidhin kontrata te reja per 7 vite ne vazhdim kohe ne te cilen kinezet kane ne koncension Bankers. Pervec kesaj Kinezet e Bankers kane vendosur veton ne kompani duke mos i len asnje te drejte qofte edhe perfaqesimi stafit shqiptar. Se fundmi eshte kryer edhe shkarkimi i nenpresidentit te kompanise Leonidha Cobo . Shkarkimi i tij eshte kryer pa asnje motiv duke lene ne meshire te fatit dhe pa perfaqesim stafin e shqiptareve . Ne te njejten kohe kinezet e bankersit po gllaberojne naften e Patos Marinzes nderkoh qe nuk po keyejne asnje investim sic e parashikon kontrata me shtetin shqiptar dhe ministrine . Investimet nga bankers mungojne ne keto dy vite qofte ne ruajtje dhe mirembajtje te mjedisit por edhe ne infrastrukture dhe tokat bujqesore te fermereve ku mbetjet nuk injektohen ne nentok. Kinezet e bankersit gjithashtu nuk po kryejne asnje investim apo mirembajtje ne puset e naftes por po shfrytezojne . Ata kane nisur te eksperimentojne me pajisjet duke zbendesuar teknologjine made in europe me ate kineze. ” Marrin pjese te ndryshme qe difektohen ne puse dhe i dergojne ne kine per ti riprodhuar te njejtin model dhe e provojne dhe riprodhojne nese nuk pershtatet duke kryer zvendesimin e teknologjis me cilesi me te dobet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit