JOQ Albania
Home

Vdes nga overdoza 32-vjeçari, gjendet i pajetë nga familjarët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 32-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të drogërave të forta. Burimet bëjnë me dije se Sokol Ibrahimi përdorues i drogës, ka ndërruar jetë në banesën e tij për shkak të overdozës.

32-vjeçari është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës nga familjarët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët. Pas transportit në spitalin e Sarandës,  mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza.

Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.