JOQ Albania
Home

Goditi për vdekje britanikun, gjykata vendos për fatin e kuksianit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Sefa do të ekstradohet drejt Londrës.

Kështu ka vendosur Gjykata e Durrësit për 22-vjeçarin, i cili akuzohet se ka vrarë punëdhënësin e tij në Londër.

Sefa u arrestua më 2 mars me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Njëkohësisht është arrestuar edhe avokati 23-vjeçar i Sefës, Arsen Çaushja, i cili kërkoi pezullimin e ekstradimit, shkruan TPZ.

Sefa ka lindur në Kukës dhe është banues në Xhafzotaj të Shijakut.

Vitin e kaluar ai goditi me sende të forta një ndërtues britanik në Londrën qëndrore.

Britaniku ndërkohë po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese.

Mediat britanike kanë raportuar, se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.