JOQ Albania
Home

Vrau në mënyrë makabre çiftin anglez, rrëfehet shqiptari: Nuk quhem Ali!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/04/2019 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptari 45-vjeçar i burgosur në Britaninë e Madhe i akuzuar për vrasjen e një çifti pensionistësh, ka dështuar në përpjekjet për të apeluar kundër dënimit të tij.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e Peter dhe Sylvia Stuart. Ali Qazimaj i cili është burgosur për më shumë se 35 vite, kishte kërkuar leje për të apeluar vendimin.

Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç, që i ishte ngulur nëntë herë thika, u zbulua në një gropë në pyllin afër shtëpisë në tij në Mill Lane në Weybread, në qershor 2016, kurse gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia nuk u gjet kurrë.

Gjykatësi që i dha dënimin, Jeremy Stuart Smith, e përshkroi vrasjen si të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme dhe vrasësin, si të pamëshirshëm.

Shqiptari Ali Qazimaj kishte shkuar në Britani si azilkërkues në vitin 1999 dhe ka këmbëngulur në gjyq se ishte viktimë e një identiteti të gabuar. Ai pretendoi se kurrë nuk kishtë vënë këmbë në Britani, para se ta ekstradonin nga Luksemburgu. Ai pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjykatës në Apel që i shqyrtoi dosjen, e hodhi poshtë kërkesën për leje për të apeluar.

Një dokumentar televiziv do të transmetohet ditën e nesërme në kanalin Channel 5, në orën 10:00 dhe përmban intervista të hetuesve që u përfshinë në këtë çështje. Gjithashtu do të flasin edhe banorë të zonës dhe njerëzve të ndryshëm që e njihnin shqiptarin Qazimaj.