JOQ Albania
Home

Babë e bir rrahin ish-dekanin me dru/ Me 8 qepje në kokë, kjo është arsyeja pse u dhunua nga kolonjarët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në fshatin Skorovot të Ersekës, ku mbeti i plagosur me 8 qepje në kokë pedagodu Ilo Mele ka si motiv kryesor çështjen e pronësisë. Bashkëshortja e 73-vjeçarit të dhunuar, Veronika Mele tregon kalvarin e gjatë të konflikteve për tokën e marrë me ligjin 7501.

Ajo shprehet:

Bëhet fjalë për një tokë të marrë me ligjin 7501 e kemi të blerë nga personi që e kishte me certifikatë të hipotekuar dhe ne kemi të njëjtin gjë. Ky problem ka 2 vite që është shfaqur pasi pretendon se e kanë të tyren, kemi 1 vit që e ndjekim me gjykatë. Hera e pare ka qenë në gjykate e kanë goditur me pretendimin se tokën e kanë nga fisi, ne kemi dokument të pastër. E kemi paditur është dënuar me një gjobë 50 mijë të reja. Gjykata e ka lënë për shqyrtim në vend ka dërguar dje ekspertin topograf për të bërë matjet. Eksperti është dëshmitar të dy at e bir e kanë vënë përtokë dhe i biri rreth te 40-ave ka marrë një dru dhe e ka goditur nga mbrapa 8 cm ka 9 qepje në kokë.”

Nga ana tjetër bashkëshortja e Ilo Meles, tregon se policia nuk po bën asnjë gjë për të ndaluar këtë konflikt pasi personat dhunues të 73-vjeçarit janë me precedentë të mëparshëm penalë.

Ajo shton:

Ne duam ta ndjekim zyrtarisht këtë gjë por e vërteta është që pushteti lokal nuk ka vepruar, sipas ligjit i takonte pushtetit lokal ta ndiqte. Ai nuk ka asnjë lloj dokumenti që ai është pronar atje. Rastin e parë kam qenë vetë prezent policia i shmanget personave në fjale janë rebelë. Ne pretendojmë që ata të marrin dënimin e merituar, gjykata të mbajë përgjegjësi duke i dhëne të drejtën atij që i takon. Është një fakt i rëndë duhet të kemi mbështetjen e shtetit.”

Nga sa raportohet, shtetasit Adem dhe Gjergj Murataj at e bir janë arrestuar në flagrancë mbi të cilën rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.