JOQ Albania
Home

Ministrja Shahini injoron presidentin, emëron rektorin e ri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka emëruar rektorin e përkohshëm të Universitetit të Tiranës. Bernard Dosti me detyrë zëvendësrektorë tashmë do të drejtojë rektoratin e UT me një afat të pacaktuar deri sa çështja të mbyllet përfundimisht.

Kjo është lëvizja e ministres Shahini që nuk ka pritur vendimin e presidentit për të dekretuar largimin nga detyra të Mynyr Konit disa ditë më parë.

Siç duket edhe nga shkresa, urdhri i shkarkimit të Mynyr Konit është mbajtur në një ditë me urdhrin e emërimit si rektor të përkohshëm të zotit Dosti.

Pezullimi i Mynyr Konit si rektor i UT është bërë në mbështetje me motivacionin “Për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.”