JOQ Albania
Home

Vetëdorëzohet 25-vjeçari pasi plagosi kryeplakun e fshatit, Policia: Bëmë një punë intensive!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/04/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçar nga fshati Gribë i Gramshit plagosi me armë para tre ditësh kryeplakun e fshatit. Ai është arrestuar pasi autori i ngjarjes S. V.,  është vetëdorëzuar në rajonin e policisë Korçë. I riu kishte tentuar të fshihej në qytetin Juglindor, por pas negociatave me familjarët ai ka zgjedhur të vetëdorëzohet.

I çuditshëm është njoftimi i Policisë ku është shprehur se kanë bërë një punë intensive, kur ndërkohë autori i ngjarjes është vetëdorëzuar.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.
Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”

Foto Ilustruese