Rrëfehet djali i bosit të mafias: S’e dija kush ishte im atë!

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15.04.2019, 10:22

Djali i njërit prej bosëve më të mëdhenj dhe ‘popullorë’ në Amerikë ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh si pjesë e një familje mafioze.

Pas xhirimit të filmit të tij, Gotti, vitin e kaluar, John Jr ka dhënë një pasqyrë unike në një dokumentar të ri me katër pjesë në “History UK”.

John Gotti Jr ka rrëfyer se ai nuk e dinte që babai i tij ishte pjesë e një grupi krimi derisa shokët e tij të shkollës e panë profilin e tij në televizion.

John Gotti Senior, kreu i familjes Gambino, njihej si një nga figurat më “popullore’ dhe publike të botës së krimit të organizuar. Jeta e tij ndikoi në krijimin e shfaqjeve televizive si “The Sopranos”.

I biri, John Gotti Jr tregoi se kur ai ishte 13-vjeç, babai i tij kishte bërë rreth 9 vite në burg.

John tregon:

E kupton që baballarët e miqve të tu janë gjithmonë prezentë, por, babai jot mungonte. Fëmijët e tjerë qeshnin dhe më thoshin që nuk kam baba. Babai yt nuk do të kthehet në shtëpi... Nëna na ruante si një ari i egër.. u mundua që shtëpia jonë të ishte sa më normale të ishte e mundur."

Ai shpjegoi më tej se ishte sharmi që kishte ai që e bëri të atin të suksesshëm në atë që bënte.

Gotti Jr vazhdon më tej:

Është dehëse. Karizma e babait tim ishte, në një shkallë prej 1 deri në 10, ishte 11. Doja të isha si ai. Shumica e djemve aspirojnë të bëhen si baballarët e tyre. Nëse ai më thoshte, John ne jemi kasapë. Këta jemi ne, kështu që shko merr një përparëse. Dhe unë shkoja e merrja, e lidhja mbrapa dhe nisja të prisja mishin."

Burimi: LAD BIBLE| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit