JOQ Albania
Home

Policia i konfiskon “super bishën” shoferit miliarder për arsyen e pabesueshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia në Hamburg ka ndaluar për herë të dytë brenda disa ditsh shoferin e një Porsche Panamera me ngjyrë ari, të pajisur me fletë metalike.

31-vjeçari thuhet se e i kishte vendosur fletët metalike në makinën e tij për të tërhequr vëmendje dhe ia doli.

Miliarderi u ndalua nga policia, e cila i kërkoi që të qëndrojë jashtë rrugëve pasi, sipas tyre, automjeti i tij shkëlqen më shumë seç duhet dhe po verbon shoferët e tjerë.

Pasi u kap për herë të dytë për të njëjtën arsye, 31-vjeçarit i është ndaluar drejtimi  i Porsche-s derisa t’i heqë fletët metalike.