JOQ Albania
Home

Shtrëngata, shi dhe stuhi, çfarë do të ndodhë këtë javë me motin?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu edhe si javën që lamë pas, moti këtë javë pritet të vijë me reshje të shumta dhe kohë të vranët.

Në zonat e ulëta temperaturat do të jenë normale, ku ajo maksimalja në zonat e ulëta do të arrijë 18 gradë celsius, ndërsa minimalja në zonat malore, 3 gradë.

RESHJET

Sot (e hënë dt.15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.15)

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 /18 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Sot (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.