JOQ Albania
Home

E shkarkoi Cakaj para disa kohësh, por Gerarta është kandidate për Parlamentin Europian
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/04/2019 0:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajza e Artur Zhejit, Gerarta Ballo kandidon në zgjedhjet europiane që do të zhvillohen, më 26 maj 2019, si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, forca kryesore e qendrës së majtë italiane.

Ballo kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.

Gerarta Ballo është një nga diplomatet shqiptare, e cila u shkarkua nga detyra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

Ajo ka nisur jetën e saj në Itali në moshën 11 vjeçe dhe sot ajo kandidon për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj 2019 si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, forca kryesore e qendrës së majtë italiane.

Gerarta është treguar aktive ndër vite si pjesë e komunitetit shqiptar të Italisë. Në Torino ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata. Ka përqendruar punën e saj te të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Ajo ka kryer studimet në degën e “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht edhe disa shoqata.

Gerarta është Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin. Ajo kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.