Shet lule për të mbijetuar, jetimi arrestohet për dhunë në protestë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.04.2019, 23:48

Ky është Bledar Dule, i arrestuari mbrëmjes së të shtunës si dhunues i policisë gjatë protestës së opozitës

Në vijmësi të denoncimeve nga ana e opozitës, për ushtrim dhune nga policia ndaj protestuesve, një rast tjetër është edhe ai i Bledar Dule, jetimit i cili shiste lule për të fituar bukën e gojës.

Bledar Dule u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:45 si dhunues i policisë gjatë protestës. Dulja është rritur jetim, nuk ka patur kurrë kujdesin e familjes, nuk ka patur kurrë një dhomë të vetme të tijën, madje dhe sot e kësaj dite nuk ka një televizor.

Ai shet lule nëpër Tiranë dhe shum prej jush mund ta ken hasur, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për tu ushqyer. Një zonjë të cilën ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj. Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.

Bledar Dulja protestoi sepse disa vite më parë u nxorr ne rrugë të madhe nga Bashkia Tiranë, së bashku me shumë fatkeq të cilët janë në të njëjtat kushte. Ata jetonin që prej fëmijërisë së tyre në disa ambiente pranë pallatit me shigjeta, u nxorën në rrugë dhe kurrë nuk u konsideruan si të denjë për banesat e famshme sociale, të cilat i përfitojnë ata qe kanë 3-4 të tilla në pronësi.

Nuk ka një televizor në dhomën e marrë me qira, i sheh ndeshjet e Juventusit dhe telenovelat në të njëjtin lokal ku shohim Interin ne, në një tavolinë të cilën pronari ja ka lënë të lirë cdo natë, bashkë me cajin e kamomilit. Sot ndodhet në ambientet e komisariatit nr.2 Tiranë, si dhunuesi forcave të rendit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit