JOQ Albania
Home

Del foto e Veliajt para se të bëhej “Tirons i vjetër”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/04/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në daljet e tij publike dhe postimet në rrjetet sociale, fotoja që shihni tregon një anë tjetër të tij.

Mesa duket jeta e ‘Lali Erit‘ kur ka qenë në prag të adoleshencës nuk qenë ajo e një ‘Tironsi të vjetër’ dhe kjo është një pjesë jo shumë e prekur prej tij.

Në foto Veliaj shihet hipur mbi kalë dhe pamja pas tij është ajo e një fshati, por mesa duket sot ai ka ‘fobi’ nga kjo. Madje para disa muajsh Veliaj në një deklaratë për mediat quajti shpellarë banorët e Unazës së Re, duke folur për ndërtimin e qytetit.

Deklarata e Veliaj:

Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat”