JOQ Albania
Home

Donte pamje më të mirë për foto, studentja rrëzohet nga kulla 12 metra e lartë e universitetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/04/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente 22-vjeçare është rrëzuar nga kulla 12 metra e lartë e Universitetit Fordham.

Raportohet që ngjarja e rënë ka ndodhur mëngjesin e së dielës ndërsa studentja ndodhet në një spital në Nju Jork në gjendje kritike.

Policia njoftoi se Sydney Monfries, nga Portland, Oregon, ishte ngjitur në kullën e orës bashkë me disa miq të saj rreth orës 4 të mëngjesit.

Sipas tyre, e reja u rrëzua ndërsa mundohej që të gjente një pamje më të mirë për foton ndërkohë që prisnin për lindjen e diellit.

Një tjetër studente u shpreh për New York Post:

Mendoj se ishin duke postuar në Instagram në momentin që ndodhi.”

Monfries ra nga 12 metra lartësi dhe u përplas me kokë. Aktualisht ajo po mbahet e gjallë me anë të aparaturave në spital.

Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania