JOQ Albania
Home

U kap me 9.5 kg kokainë në Britani, i riu shqiptar dënohet me 12 vite burg
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/04/2019 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shumta janë rastet që emigrantët shqiptarë në Britani përfundojnë duke u marrë me trafikim të lëndëve narkotike. Edhe mediat ndërkombëtare shpeshherë kanë bërë bujë me artikujt e tyre në lidhje me trafikantët shqiptarë dhe sasinë e madhe të lëndëve narkotike që transportojnë e shesin.

Një 26-vjeçar shqiptar, emigrant i paligjshëm në Britani është dënuar me 12 vite burg pasi u kap me 9,5 kg kokainë në makinë. Droga mund të kapte shifrën e 100 mijë paundëve nëse do të përfundonte në treg.

26-vjeçari Suad Sufaj u ndalua në shtator të vitit të shkuar nga policia britanike me drogën në makinë. Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti edhe 8.5 kg të tjera kokainë.

Pas dënimit të tij Sufaj do të deportohet në Shqipëri ku edhe do të vuajë dënimin e Gjykatës Kingston Crown.