JOQ Albania
Home

Plas grushti, banorët e ‘Astirit’ përplasen me drejtuesit e mjeteve
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/04/2019 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndryshe nga ditët e tjera, mbrëmjen e sotme, protesta e banorëve të  “Astirit” ka nisur me tensionee. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve janë përplasur me njeri-tjetrin, pasi kanë qenë drejtuesit ata të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për bllokimin e rrugës. Kjo ka bërë që të përplasen edhe fizikisht mes tyre.

Ndërkohë në lidhje me këtë fakt ka qenë një prej banorëve i cili në fjalën e tij ka shprehur vendosmëri për vijueshmërinë e protestës duke thënë se janë drejtuesit e mjeteve ata të cilët duhet të gjejnë një rrugë tjetër për të kaluar dhe jo protestuesit.