JOQ Albania
Home

Lëkundje sizmike të forta/ Regjistrohen tre tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/04/2019 20:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre tërmete të fortë kanë tronditur zonën në të dyja anët e kufirit të Shqipërisë e Greqisë. Tërmeti i parë, 3.2 i shkallës rihter ka rënë rreth shtatë orë më parë. Ndërsa është pasuar nga një tjetër tërmet po në të njëjtën epiqendër prej 3.4 rihter.

Një tërmet i tretë është regjistruar vetëm një orë më parë, rreth 14 kilometra nga fshati grek Exochi, dhe 44 kilometra nga qyteti i Korçës. Mësohet se nga tronditjet janë regjistruar për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë më shumë në afërsi të Janinës, në Greqi, ku kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës. Në vitin 2016 qyteti i Janinës u godit nga tërmete të njëpasnjëshëm ku shumë banesa u rrëzuan nga themelet.

Një qytetar shkruan për JOQ Albania:

Në fakt tërmeti ishte ndjerë shumë, dhe aty ka rënë para disa vuitesh i madh fare, në po të njëjtin vend."